“Sistemi i demokracisë amerikane është rezultat i praktikës së një vendi. Ai është i veçantë e jo i përgjithshëm, dhe as nuk është i përsosur,” thuhet në një raport të MPJ-së kineze me titull “Gjendja e demokracisë në ShBA”.

Në këtë raport analizohen thellë sëmundjet kronike të demokracisë amerikane, kaosi i praktikave demokratike dhe pasojat e këqija nga eksporti i së ashtuquajturës demokraci, duke vënë në dukje që sistemi demokratik amerikan është në rënie dhe po largohet gjithnjë e më shumë nga thelbi i sistemit demokratik dhe objektivat origjinale të këtij sistemi.

Është e dukshme që “demokracia amerikane” është e sëmurë dhe sëmundja është shumë e rëndë! Në këto kushte, zhvillimi i “Samitit për Demokracinë” duket si një veprim qesharak. Politikanët në Uashington duan ta përdorin këtë samit për të ngritur fuqinë tërheqëse morale të “demokracisë amerikane”, por rezultati është nxjerrja në pah e gjendjes së tmerrshme të demokracisë amerikane, duke shkaktuar kritika të shumta.

Të shtunën u hap në Pekin “Forumi Ndërkombëtar për Demokracinë: Vlerat e Përbashkëta Njerëzore”. Pjesëmarrësit në të zhvilluan diskutime të gjera mbi demokracinë. “Demokracia nuk ka një model universal që përdoret në tërë botën. Vendet duhet të respektojnë njëri-tjetrin, të bëjnë shkëmbime dhe të nxjerrin mësime, të nxisin solidaritetin dhe të mos shkaktojnë ndarje, të nxisin bashkëpunimin e jo kundërvënien, të shtojnë përfitimet për popullin dhe jo kaosin e trazirat.” “A mos vallë njerëzit në ShBA, si George Floyd, i mbytur nga policia, kanë gëzuar ‘demokracinë’ dhe ‘të drejtat e njeriut’?”…Këto fjalë shkaktuan jehonë të gjerë ndër pjesëmarrësit.

CNN-i ka bërë një anketë në shtator, ku tregohet që 56 % e qytetarëve amerikanë mendojnë që demokracia amerikane “po pëson goditje”. Qendra e studimeve “Pew” këtë vit ka bërë një sondazh, ku 72 % e qytetarëve amerikanë të pyetur mendojnë që ShBA-ja nuk është më “shembull i demokracisë” për vendet e tjera.

ShBA-ja, që vetëquhet “fanar i demokracisë”, po përballon kriza të shumta. Në këtë gjendje, politikanët amerikanë po kërkojnë të kalojnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të ngrenë ndikimin e ShBA-së me zhvillimin e “Samitit për Demokracinë”. Ndërsa bota po shikon qartë defektet e shumta të sistemit demokratik dhe veprimet hegjemoniste të ShBA-së në mbarë botën.

Në qershor 2021, profesori i asociuar i politikave globale në Universitetin e Kolegjit të Londrës Brian Klaas publikoi një artikull në “Washington Post”, ku është cituar sondazhi nga qendra “Pew”, duke vënë në dukje që ShBA-ja nuk është më “qyteti në majën e malit” dhe se shumë aleatë të ShBA-së po e konsiderojnë demokracinë amerikane si një “të kaluar të thyer”. Gazeta singaporiane “Zaobao” publikoi një artikull, ku vihet në dukje që, në emër të demokracisë, po bëhet ndarja në kampe, me mendësinë e Luftës së Ftohtë, gjë që shkon kundër prirjes së zhvillimit të botës së sotme dhe është e vështirë të rezonojë me vendet e ndryshme.

Demokracia nuk është për zbukurim dhe propagandë, por për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Aktivisti indian Yadaf vuri në dukje që bota e kupton që demokracia amerikane ka nevojë urgjente për rishikim dhe se ShBA-ja ka nevojë të marrë mësime nga vendet e tjera. Për Uashingtonin, mënyra më e mirë për restaurimin e demokracisë është përballimi me guxim i problemeve të brendshme shoqërore dhe mbajtja parasysh e interesave të qytetarëve, dhe jo zhvillimi i të ashtuquajturit “Samit për Demokracinë”, që harxhon burime ekonomike dhe shkakton humor te njerëzit!