Foto:CGTN

Foto:CGTN

Në mbrëmjen e së shtunës, në ceremoninë e hapjes së “Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë: Vlerat e Përbashkëta Njerëzore", drejtori dhe kryeredaktori i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajti një fjalim në emër të organizatorit të forumit. Në fjalën e tij, ai paraqiti pasojat e promovimit nga ShBA-ja të “demokracisë amerikane”. Shen Haixiong gjithashtu bëri vazhdimisht pyetjen: Kur shihni sytë e dëshpëruar të afganëve të pafajshëm që humbën të dashurit e tyre nga e ashtuquajtura "goditje e saktë" nga ushtria amerikane në emër të antiterrorizmit, a e pyesni veten: “A është kjo demokracia që amerikanët po i shesin botës? Pse amerikanët nuk e provojnë atë në vendin e tyre?”

Në fjalën e tij, Shen tha se nga nxjerrja e 1.4 miliard kinezëve nga varfëria absolute dhe marrja prej Kinës e rolit udhëheqës në kontrollin e epidemisë së koronavirusit të ri në botë, deri te pjekuria e mekanizmit të kufizimit të pushtetit për zyrtarët e të gjitha niveleve në Kinë etj. efikasiteti i qeverisjes dhe drejtësia e dëshmuar nga demokracia në të gjithë procesin në Kinë u kanë dhënë kinezëve të thjeshtë demokracinë e vërtetë dhe të drejtat e njeriut.

Shen u shpreh gjithashtu në fjalimin e tij se sot më shumë njerëz e kuptojnë se "një vend duhet të gjykohet nëse është demokratik apo jo nga vetë populli i tij dhe jo nga disa të huaj". Demokracia nuk është zbukurim, dhe kyçi është që ajo të jetë efektive. Nëse nuk vendoset populli në qendër dhe nuk përmirësohet mirëqenia e popullit, kjo demokraci “e shkëlqyera dhe e bukur” nuk është demokracia e vërtetë. “A e gëzonte Floyd-i që u mbyt nga policia ‘demokracinë’ dhe ‘të drejtat e njeriut’ tuaja?” pyeti Shen.

Sipas tij, bota e tanishme po pëson ndryshime të mëdha dhe epidemia e koronavirusit të ri është ende duke u përhapur në mbarë botën. Fati i popujve të të gjitha vendeve nuk ka qenë kurrë i lidhur aq ngushtë sa sot. Mediat ndërkombëtare kanë nevojë të luajnë rolin e duhur si media të përgjegjshme. “Ne duhet të fokusohemi në përhapjen e njohjes objektive dhe të drejtë të demokracisë dhe të promovojmë krijimin e një mjedisi pozitiv e të shëndetshëm të opinionit publik global. Ne do t'i përmbahemi së vërtetës së lajmeve, do të mbrojmë drejtësinë dhe do të përpiqemi të heqim qafe ‘hegjemoninë e ligjërimit’, duke mos lejuar që interesat vetjake politike, hegjemonia, diskriminimi racial dhe paragjykimet ideologjike të mashtrojnë njerëzit në mbarë botën,” u shpreh drejtori dhe kryeredaktori i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong në fjalimin e tij të mbajtur në “Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë: Vlerat e Përbashkëta Njerëzore". (Çang Çuo)