Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi letër urimi për 20-vjetorin e krijimit të partisë Rusia e Bashkuar.

Në letrën e tij, Xi shprehu urimin e vet të sinqertë, duke thënë që Rusia e Bashkuar, si një forcë kryesore politike në Rusi, ka bërë përpjekje për bashkimin dhe udhëheqjen e popullit rus, nën udhëheqjen e presidentit Putin, dhe për nxitjen e stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik e përmirësimit të jetesës së popullit, duke fituar përkrahje të gjerë në Rusi.

Xi vuri në dukje që sivjet është edhe 20-vjetori i vendosjes së lidhjeve mes PKK-së dhe partisë Rusia e Bashkuar. Gjatë këtyre vjetëve, marrëdhëniet mes dy partive kanë pasur përparime dhe të dyja partitë kanë luajtur rol të veçantë për zbatimin e unanimitetit të arritur nga liderët shtetërorë, konsolidimin e besimit politik dhe strategjik, nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm me përfitime të përbashkëta dhe thellimin e koordinimit strategjik mes dy vendeve.

Xi u shpreh që PKK-ja i kushton rëndësi të madhe miqësisë me partinë Rusia e Bashkuar dhe shpreson që të dyja partitë të shtojnë lidhjet e bashkëpunimin dhe të kontribuojnë mençurinë dhe fuqinë e tyre për t'i ngritur marrëdhëniet Kinë-Rusi në nivel më të lartë dhe për krijimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit.