Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i KinësWangYi tha që fjalimi nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në hapjen e konferencës së 8-të ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) ka rëndësi të madhe dhe ka përpiluar hartën për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Afrikë.

Në një konferencë për shtypin të zhvilluar pas konferencës së FOCAC në Dakar të Senegalit, Wang e quajti këtë aktivitet si një mbledhje për familjen e madhe miqësore Kinë-Afrikë pas zhvillimit të samitit të Pekinit në 2018, aktiviteti më i madh diplomatik jashtë Kinës pas shpërthimit të epidemisë së COVID19 dhe aktiviteti kryesor diplomatik për vendet në zhvillim.

Në këtë konferencë, kryetari Xi dhe liderët afrikanë diskutuan së bashku planin e zhvillimit të Kinës dhe Afrikës dhe orientuan zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Afrikë, i cili ka një rëndësi të madhe për thellimin e partneritetit strategjik të bashkëpunimit Kinë-Afrikë, duke promovuar solidaritetin dhe bashkëpunimin mes vendeve në zhvillim dhe bashkëpunimin global në luftën kundër epidemisë së COVID-19, duke e bërë rendin ndërkombëtar dhe sistemin e qeverisjes globale më të drejtë dhe të barabartë.

Wang vuri në dukje që fjalët e Xi Jinping-ut mbi marrëdhëniet Kinë-Afrikë dhe politikat e konceptet e tij mbi vendet afrikane janë në përshtatje me thelbin e miqësisë Kinë-Afrikë dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, janë portretizimi i vërtetë i solidaritetit mes Kinës e Afrikës dhe përshtatet me miqësinë Kinë-Afrikë që do të kalojë nga brezi në brez.

Wang tha që 4 propozimet e Xi Jinping-ut për krijimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë në epokën e re kanë treguar aspiratat e përbashkëta të dy palëve, kanë dhënë përgjigje për detyrat kryesore dhe kanë ofruar drejtimin e duhur për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Afrikë.