foto nga CCTV

foto nga CCTV

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetari i shtetit i Kinës dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mori pjesë në simpoziumin e tretë të ndërtimit të “Një brez, një rrugë” të premten në Pekin. Në fjalimin e tij, Xi theksoi se koncepti i ri i zhvillim it duhet të zbatohet në mënyrë të plotë, të saktë e të gjithanshme, me standarde të larta e të qëndrueshme, me objektivat e cilësisë së lartë, të vazhdueshmërisë dhe të përfitimeve për popujt e vendeve të ndryshme. Qeveria kineze duhet të konsolidojë bazën e ndërlidhjes dhe të bashkëpunimit, të zgjerojë hapësirën e re të bashkëpunimit ndërkombëtar, të forcojë rrjetin e parandalimit të sfidave dhe të përpiqet për të realizuar nivelin më të lartë të bashkëpunimit, efikasitetin më të lartë të investimeve, cilësinë më të lartë të ofertës dhe qëndrueshmërinë më të lartë të zhvillimit, duke nxitur vijimin e arritjes së rezultateve të reja në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”. (Fang Xiaoyu/Artan)