Qeveria e Lituanisë miratoi të enjten të ashtuquajturën “zyrë përfaqësuese të Tajvanit në Lituani”, të krijuar nga autoriteti i Tajvanit, pa përfillur kundërshtimin kategorik dhe këshillat e shumëhershme të palës kineze. Si vend anëtar i BE-së, a e ka shkelur Lituania konsensusin midis Kinës dhe BE-së mbi parimin e “Një Kine”?
Kur mori pjesë në një konferencë shtypi të Qendrës Evropiane të Politikave, kryetari i Misionit të Kinës në BE, Zhang Ming, i hodhi një vështrim premtimit të hapur të dhënë nga lideri i palës evropiane mbi problemet lidhur me Tajvanin, në fillim të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-evropiane.

Kryetari i Misionit të Kinës në BE, Zhang Ming,në Forumin e Marrëdhënieve Ekonomike e Strategjike Kinë-BE, në prill 2021/ VCG
Ambasadori Zhang Ming vuri në dukje se në vitin 1975, nënkryetari i Komisionit të Komunitetit Ekonomik Evropian Christopher Soames vizitoi Kinën dhe arriti konsensus me palën kineze mbi vendosjen e marrëdhënieve zyrtare midis Kinës dhe Komunitetit Evropian. Lidhur me problemin e Tajvanit, Christopher Soames u shpreh: “Të gjitha vendet anëtare të këtij komuniteti njohin qeverinë e Republikës Popullore të Kinës dhe e trajtojnë problemin e Tajvanit me një qëndrim të pranuar nga Republika Popullore e Kinës. Në bazë të këtij qëndrimi, konfirmoj se Komuniteti Evropian nuk do të ketë asnjë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin dhe nuk do të nënshkruajë me të asnjë marrëveshje.” Ky premtim përbën detyrim ligjor dhe kufizim për Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare. Pala evropiane duhet të mbajë premtimin e saj.
Ambasadori kinez theksoi se një pjesë njerëzish ndoshta e konsiderojnë Tajvanin si një gur shahu, që mund të shfrytëzohet lehtësisht dhe mendojnë se nëpërmjet tij do të dëmtojnë interesat e Kinës. Një gjë e tillë nuk do të ndryshojë faktin se të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine, por vetëm se do të forcojë vendosmërinë e popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë territoriale dhe për realizimin e ribashkimit të atdheut. (Wang Lei/ Artan)







