
Porti Qingdao i Kinës Lindore/ CFP
Videotakimi midis presidentit të Kinës Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden u dha tonin bisedimeve mbi ekonominë dhe tregtinë midis dy vendeve, për të cilat grupet përkatëse dypalëshe do të nisin punën, tha të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.
Shu Jueting, zëdhënësja e kësaj ministrie, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi se videotakimi përcaktoi kursin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane.
Gjatë videotakimit midis dy krerëve të shtetit të martën, Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të vazhdojnë të ruajnë kontaktet e ngushta nëpërmjet mënyrave të ndryshme dhe t’i kthejnë marrëdhëniet dypalëshe në orbitën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm. (Wang Lei/ Artan)







