Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Meng Wei tha të martën se, për të arritur kulmin dhe asnjanësimin e karbonit ka nevojë për një ndryshim të gjerë dhe të thellë sistemor ekonomik e shoqëror. Ai bëri të ditur se hartimi i planit të zbatimit në fushën e industrisë, transportit, ndërtimit urban e rural ka përfunduar. Plani është futur në procesin e shqyrtimit dhe do të zbatohet pas miratimit.

Më parë Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit i Kinës nxorën “Opinionet mbi zbatimin e plotë, të saktë dhe gjithëpërfshirës të konceptit të ri të zhvillimit për të bërë një punë të mirë për kulmin dhe asnjanësimin e karbonit” dhe Këshilli i Shtetit ka publikuar “Planin e veprimit për arritjen e kulmit të karbonit brenda vitit 2030”. Këto dy dokumente kanë krijuar dizenjimin e nivelit të lartë për të dy fazat – kulmin e karbonit dhe asnjanësimin e karbonit - dhe kanë përcaktuar drejtimin që duhet të ndjekë çdo rajon e sektor për të nxitur punët e tyre. Sipas zëdhënësit Meng Wei, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës të Kinës ka marrë përsipër përgjegjësinë e grupit drejtues të punës për nxitjen e arritjes së kulmit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, dhe do të bashkëpunojë me departamente përkatëse për të promovuar ruajtjen e energjisë dhe punë të tjera të rëndësishme.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi tha gjithashtu se, në përputhje me vendimet e grupit drejtues të punës për kulmin e karbonit dhe asnjanësimin e karbonit, departamentet përkatëse po studiojnë dhe planifkojnë planin e zbatimit në fushat e energjisë, industrisë, ndërtimit rural dhe urban, transportit, industrisë petrokimike, metaleve me ngjyrë etj., si edhe mbështetjen me teknologji, financa, kapacitetet e thithjes së karbonit, dhe politikat mbështetëse. Tashmë hartimi i planeve të veprimit dhe planeve të zbatimit në disa zona ka përfunduar. (Fang Xiaoyu/Artan)