“Ishte përtej imagjinatës, por tani ëndrra u realizua”; “Dua të udhëtoj me tren tani!”; “Faleminderit, Kinë!” ... Në prag të vënies në përdorim të hekurudhës Kinë-Laos në dhjetor, laosianët shprehin entuziazmin e tyre në internet.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Hekurudha Kinë-Laos është një ndër projektet e nismës kineze “Një brez, një rrugë”. Deri në vitin 2020, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë” i tejkaloi 9.2 trilionë dollarët dhe investimet kineze në këto vende arritën në rreth 140 miliardë dollarë. “Një brez, një rrugë” po i ndihmon popujt e vendeve përgjatë saj për një jetë më të mirë.

Megjithatë, me zhvillimin e “Një brez, një rrugë”, disa perëndimorë po dyshojnë për këtë nismë duke u nisur nga mendësia e Luftës së Ftohtë. Ata mendojnë se Kina po e shfrytëzon nismën për të krijuar hegjemoni rajonale. Kjo është e paarsyeshme. Për të kuptuar mirë nismën e Kinës “Një brez, një rrugë” duhet të kuptohet vlera botërore e PKK-së. Qysh nga krijimi i PKK-së, objektivi i saj është të kontribuojë për botën, e jo hegjemonia.

Pas themelimit të Kinës së Re, Kina nuk ka provokuar vullnetarisht asnjë luftë a konflikt dhe nuk ka pushtuar asnjë tokë të vendeve të tjera. Nga çështja bërthamore e Iranit deri në situatën e Afganistanit, Kina ka bërë thirrje për dialog paqësor, duke luajtur një rol konstruktiv për të ruajtur paqen botërore dhe rajonale.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Nga ana e nxitjes së zhvillimit të përbashkët, PKK-ja, si partia më e madhe në botë, gjithmonë ka marrë përgjegjësitë e saj. Kina është e para për sa i përket kontributit në rritjen ekonomike botërore për 15 vjet me radhë. Koncepti i propozuar nga presidenti Xi Jinping për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta të njerëzimit është përfshirë në disa rezoluta të OKB-së.

Përballë pandemisë, Kina i ka ofruar bashkësisë ndërkombëtare një ndihmë të madhe. Aktualisht Kina është vendi që u ka dhënë vendeve të tjera të botës më shumë vaksina. Deri tani shumica e vaksinave dhuruar vendeve në zhvillim janë nga Kina.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kombi kinez nuk ka e në gjen të pushtojë të tjerët dhe në fjalorin e PKK-së nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë fjala “hegjemoni”. PKK-ja dëshiron që jo vetëm populli kinez, por edhe popujt e tjerë të botës të kenë një jetë më të mirë. Duke rishikuar të kaluarën dhe duke parë të ardhmen, PKK-ja përpiqet të bëjë gjithçka në favor të të gjithë njerëzimit. (Li Huailiang/Artan)