[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një takim virtual me presidentin e ShBA-së Joe Biden të martën në mëngjes, njoftoi të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying.

Të dy presidentët do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjet me interes të përbashkët, tha Hua.

Ministria e Jashtme kineze bëri të ditur në tetor se të dy vendet kishin diskutuar për mbajtjen e një videosamiti mes udhëheqësve të tyre brenda fundit të vitit 2021. Xi dhe Biden kanë zhvilluar deri më tani dy biseda telefonike sivjet.

Në konferencën e rregullt të shtypit të së premtes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se ai shpreson që të dy vendet të punojnë së bashku për ta bërë takimin të suksesshëm dhe për t’i rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. (Artan)