Presidenti kinez Xi Jinping mbajti videofjalim në Samitin e Kryeekzekutivëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti videofjalim në Samitin e Kryeekzekutivëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti të enjten një videofjalim në Samitin e Kryeekzekutivëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), ku ritheksoi këmbënguljen në zhvillimin e vazhdueshëm dhe ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të rajonit.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se, me përhapjen e pandemisë së COVID-19 në përmasë globale dhe rimëkëmbjen e ngadaltë e të vështirë të ekonomisë botërore, vendet e Azi-Paqësorit duhet të mbajnë përgjegjësitë e epokës, duke luajtur rol udhëheqës. Lidhur me këtë, ai paraqiti katër propozime, që përkatësisht janë:

Së pari, luftimi si duhet i pandemisë me vullnet të vendosur, guxim dhe maturi.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Së dyti, këmbëngulja në hapje dhe bashkëpunim: palët e ndryshme duhet të çojnë më tej liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve dhe të mbrojnë funksionimin e qëndrueshme dhe të mbarë të zinxhirit të furnizimit në favor të rigjallërimit ekonomik.

Së treti, nxitja e transformimit të gjelbër, sipas parimit “Përgjegjësi të përbashkëta, po të ndryshme”, duke zbatuar si duhet Marrëveshjen e Parisit dhe konsensusin e arritur në COP15 të Konventës së Biodiversitetit, duke ndjekur një rrugë të zhvillimit të gjelbër e të vazhdueshëm me lëshim të ulët karboni.

Së katërti, nxitja e risive, duke forcuar bashkëpunimi rajonal të Azi-Paqësorit, duke krijuar një mjedis të hapur, të barabartë, të drejtë dhe jodiskriminues për zhvillimin teknologjik.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Në fjalimin e rastit, presidenti Xi vuri në dukje se Kina do të nxisë vazhdimisht reformën dhe hapjen, do t'i kushtojë vëmendje ndërtimit të sistemit të tregut me standarde të larta dhe do të nxisë transformimin e gjithanshëm të gjelbër, duke përparuar në ndërtimin e qytetërimit ekologjik për të arritur sipas planit kulmin e lëshimit dhe asnjanësimin e karbonit.

"Gjithashtu, Kina do të nxisë bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë dhe do të ngulë këmbë në multilateralizmin e vërtetë, duke marrë pjesë aktivisht në qeverisjen e ekonomisë globale, për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore", theksoi presidenti kinez.(Zhang Yan/Artan)