
Nga 8 deri më 11 nëntor zhvillohet në Pekin plenumi i 6-të i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Bashkësia ndërkombëtar i kushton vëmendje të madhe këtij plenumi, që organizohet me rastin e 100-vjetorit të formimit të PKK-së.
Sipas agjendës, në këtë plenum po studiohen kryesisht arritjet madhështore dhe përvoja historike në 100 vjetët që prej themelimit të PKK-së. “Reuters” komenton se ky plenum, që zhvillohet me dyer të mbyllura, konsiderohet nga qarqet e jashtme si një mbledhje e rëndësishme e përgjithshme dhe historike. Gazeta britanike “The Guardian” citon analistë të kenë thënë se do të hartohet një rezolutë mbi historinë e PKK-së, që do të ndikojë në politikën dhe shoqërinë e brendshme në dhjetëra vjetët e ardhshëm. Gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" analizon se plenumi mund të diskutojë arritjen e një ekuilibri më të mirë mes ekonomisë, njerëzve e mjedisit.
Drejtorja Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studimin e Globalizimit (AIGS) Marsela Musabelliu vlerësoi lart arritjet e Kinës gjatë 100 viteve të kaluara: "Të gjitha arritjet e Kinës, si në rrafshin ekonomik, social, politik dhe ato që prekin aspektet më të imta të kombit më të populluar në botë janë të pandashme nga lidershipi i Kinës. Nën udhëheqjen e PKK-së, Kina ka krijuar një sistem ekonomik të tregut socialist dhe ka parë arritje të jashtëzakonshme. Çelësi i suksesit të Kinës është se udhëheqësit kinezë e kanë përshtatur marksizmin me realitetin e vendit të tyre."
Më tej znj. Musabelliu shtoi: "Zhvillimi marramendës i Kinës ka si emërues të përbashkët planifikimet afatgjata dhe strategjike, dhe vazhdimësia e pushtetit ka siguruar që këto politika të ndiqen, të aplikohen dhe të japin fryte për të gjithë, pa përjashtim. Krijimi i politikave pragmatike të orientuara drejt rritjes ekonomike janë bërë burim sigurie për të gjithë, e cila më tej ka çuar në forcimin e untitetit dhe optimizmit." (Xu Guang)







