
VCG
Festa kineze e blerjeve në internet e “Dy 11-ave”, pati bum shitjesh në hapjen e saj madhështore të hënën, duke i bërë ekspertët të shprehen se kjo tregon qëndrueshmërinë dhe gjallërinë afatgjatë të konsumit në Kinë në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Në orën e parë të së hënës, xhiroja e më shumë se 2600 markave e kaloi atë të të gjithë ditës së pare të festës vitin e kaluar. Kërkesa për markat vendase, duke përfshirë kompaninë e veshjeve sportive “Erke” dhe prodhuesin e makinave “SAIC-GM-Wuling”, ishte e lartë, sipas “ Tmall”, një platformë e blerjeve në internet e kompanisë “Alibaba”.
Festa e “Dy 11-ave”, e njohur gjithashtu si festa e blerjeve e Ditës së Beqarëve, është një prirje e nisur nga platforma e tregtisë elektronike “Alibaba” më 11 nëntor 2009, duke u bërë veprimtaria më e madhe e blerjeve në internet në Kinë. Ajo zgjat zakonisht nga 1 deri më 11 nëntor për të joshur blerësit.

VCG
Gjigandi i tregtisë elektronike “JD” tha se shiti mbi 190 milionë produkte në katër orët e para të festës së blerjeve, që këtë vit nisi në orën 20:00 të së dielës.
Xhiroja e produkteve të “Apple” në platformën “JD” në katër orët e para të festës u rrit 200 % në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa shitjet e produkteve elektronike nga “Xiaomi”, “Oppo” dhe “Vivo” gjatë orës së pare i tejkaluan ato të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga “JD”.
Blerjet nga konsumatorët jashtë vendit në platformën “Joybuy”, uebsajti global i “JD-it”, gjatë kësaj periudhe u rritën me 198 %, duke i kaluar blerjet e tyre për të gjithë 1 nëntorin e vitit të kaluar.







