Kina ka aplikuar zyrtarisht për t'u bashkuar me Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA) për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në ekonominë digjitale, sipas Ministrisë kineze të Tregtisë.


Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao, ia dorëzoi kërkesën me një letër të hënën Damien O'Connor-it, ministrit për tregtinë dhe rritjen e eksportit të Zelandës së Re, depozituesi i DEPA-s.


Pakti u nënshkrua nga Singapori, Zelanda e Re dhe Kili më 12 qershor 2020.


"DEPA është një marrëveshje e parë e llojit të saj që krijon qasje dhe bashkëpunime të reja në çështjet e tregtisë digjitale, promovon ndërveprimin midis regjimeve të ndryshme dhe trajton çështjet e reja të shkaktuara nga digjitalizimi", sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Singaporit.


Aplikimi për t'u bashkuar me DEPA-n është në përputhje me përpjekjet e Kinës për "thellimin e mëtejshëm të reformave të brendshme dhe zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë", tha Ministria e Tregtisë, duke shtuar se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të vazhdojë punët në vijim me vendet anëtare në përputhje me procedurat përkatëse të DEPA-s.(Artan)