Kina i kushton rëndësi të madhe shqyrtimit të tetë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ndaj politikave tregtare të Kinës, tha zëvendësministri i Tregtisë Wang Shouwen në një konferencë shtypi në Pekin të enjten.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Shqyrtimit i fundit i OBT-së u krye më 20 dhe 22 tetor, si një proces i rregullt që zhvillohet çdo tre vjet.

Që kur u bë anëtare e OBT-së në vitin 2001, Kina ka pasur nëntë shqyrtime kalimtare dhe tetë shqyrtime të politikave tregtare, duke u bërë anëtarja e OBT-së që ka pasur më shumë shqyrtime, tha Wang. Në vitin 2002, Kina krijoi një mekanizëm bashkërendues për shqyrtimin e politikave tregtare, të udhëhequr nga Ministria e Tregtisë, me pjesëmarrjen e më shumë se 60 departamenteve.

Mekanizmi i shqyrtimit i OBT-së luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e transparencës së politikave tregtare të anëtarëve dhe promovimin e funksionimit pa probleme të sistemit tregtar shumëpalësh, tha Wang.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

OBT-ja vuri në dukje se Kina ka bërë përparim në rimëkëmbjen ekonomike dhe ka shërbyer si një faktor kryesor nxitës i ekonomisë globale, falë përpjekjeve të saj në luftën kundër epidemisë së COVID-19, zbutjes së varfërisë dhe reformave të orientuara nga tregu.

"Shumë anëtarë shprehën vlerësim për mbështetjen që u ka dhënë Kina vendeve në zhvillim dhe atyre më pak të zhvilluara. Kina u vlerësua për shpërndarjen e vaksinave të COVID-19, për ofrimin e trajtimit tarifor preferencial për vendet më pak të zhvilluara, për pjesëmarrjen në Nismën e Ndihmës për Tregtinë, dhe për angazhimin e saj të përgjithshëm në bashkëpunimin Jug-Jug," deklaroi OBT-ja.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Anëtarët shprehën gjithashtu mbështetjen për promovimin prej Kinës të përdorimit të energjisë së pastër dhe krijimin kohët e fundit të një sistemi tregtimi të lëshimeve të karbonit, me synimin për ta bërë ekonominë e saj sa më pak të varur nga karboni.

Përveç kësaj, ata e inkurajuan Kinën që të vazhdojë nismat për liberalizimin e tarifave, veçanërisht për produktet bujqësore.