Ditët e fundit, nëndetësja bërthamore e Marinës së ShBA-së “Connecticut” u përplas me një objekt të panjohur në Detin e Kinës Jugore, çka tërhoqi vëmendje globale.

Sipas deklaratës së ushtrisë amerikane më 5 tetor, ngjarja ndodhi më 2 tetor. Por pse nëndetësja shkoi në Detin e Kinës Jugore? Çfarë misioni kishte kjo zhytje e heshtur? Me çfarë u përplas nëndetësja dhe pse? A ka krijuar rrjedhje bërthamore që i sjell detit ndotje? ShBA-ja nuk publikoi asnjë detaj të kësaj ngjarjeje. Ajo gjithmonë u kërkon vendeve të tjera “transparencë” dhe “përgjegjësi ndërkombëtare”, por këtë herë hesht.

Deti i Kinës Jugore konsiderohet si një ndër hapësirat detare më të sigurta dhe më të lira në botë. Deri tani asnjë lundrim a fluturim i zakonshëm nuk është prishur ose kërcënuar aty. Avionët dhe anijet luftarake të ShBA-së shkojnë në Detin e Kinës Jugore duke përshkuar mbi 8000 kilometra, duke i sjellë paqes rajonale kërcënime të mëdha. Sipas të dhënave, ushtria e ShBA-së ka bërë rreth 2 mijë operacione zbulimi në këtë zonë.

Më parë, pa marrë parasysh kundërshtimin e vendeve aziatike, qeveria amerikane mbështeti derdhjen e ujërave të ndotura bërthamore në det nga termocentrali bërthamor Fukushima i Japonisë, duke sjellë kërcënime të rënda ndaj mjedisit ekologjik të Azi-Paqësorit, madje edhe të botës. Edhe më shqetësuese është se ShBA-ja, Britania dhe Australia arritën në shtator “Marrëveshjen e partneritetit trepalësh të sigurisë” (AUKUS). ShBA-ja dhe Britania do t’i ofrojnë Australisë nëndetëse bërthamore dhe teknologji përkatëse, duke zbatuar politikën e përhapjes bërthamore. Faktet tregojnë se ShBA-ka është burimi më i madh i rreziqeve të sigurisë bërthamore në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në mbarë botën. (Li Huailiang/Artan)