Kryeministri i Kinës Li Keqiang mori pjesë të mërkurën në Samitin e 16-të të Azisë Lindore në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Në këtë samit ishin të pranishëm edhe liderë të vendeve të ASEAN-it, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, presidenti i ShBA-së Joe Biden, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, kryeministri i Indisë Narendra Modi, kryeministri i Australisë Scott Morrison, kryeministrja e Zelandës së re Jacinda Ardern etj. Sulltani i Bruneit Hassanal drejtoi samitin që u zhvillua në mënyrë virtuale.

Në mbledhje u miratuan “Deklarata për rimëkëmbjen e qëndrueshme”, “Deklarata e liderëve për bashkëpunimin në fushën e shëndetit mendor”, “Deklarata e liderëve për rritjen ekonomike nëpërmjet rimëkëmbjes së turizmit” etj.

Kryeministri i Kinës vuri në dukje se presidenti kinez Xi Jinping propozoi ditët e fundit “Nismën për Zhvillimin Global”. Azia Lindore, si motori i rëndësishëm për rritjen ekonomike globale, duhet të nxitë njëkohësisht luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, duke i dhënë energji zhvillimit global.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kryeministri parashtroi sugjerimet e Kinës në disa fusha, që përkatësisht janë:

Së pari, vendet duhet të bashkëpunojnë në luftën antipandemike. Kina do të ofrojë më shumë vaksina dhe furnizime të tjera antipandemike sipas kërkesave të vendeve përkatëse. Duhet të shpejtohet nxitja e nismës së bashkëpunimit të shëndetit publik midis Kinës dhe ASEAN-it.

Së dyti, duhet të nxitet rimëkëmbja e gjithanshme e ekonomisë dhe duhet të shpejtohet nxitja e hyrjes në fuqi sa më shpejt të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Kina ka aplikuar për anëtarësim në Marrëveshjen e Gjithanshme dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP) dhe do të rritë më tej nivelin e hapjes siç ka premtuar. Kina mbështet përpjekjet e vendeve të rajonit për rimëkëmbjen e turizmit.

Së treti, duhet të nxitet zhvillimi i gjelbër. Vendet duhet të përballojnë sfidat lidhur me ndryshimin e klimës sipas parimit të përgjegjësive të përbashkëta, por të ndryshme, dhe duhet të zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë efektive Marrëveshjen e Parisit.

Së fundmi, Kina do të mbështetë pozicionin qendror të ASEAN-it. Një kuadër i bashkëpunimit rajonal i hapur dhe gjithëpërfshirës me ASEAN-in në qendër është një gur themeli për paqen dhe begatinë afatgjatë në rajon. Li vuri në dukje se Mianmari është një pjesëmarrës i rëndësishëm i bashkëpunimit në Azinë Lindore. Kina mbështet trajtimin nga ASEAN-i të çështjes përkatëse sipas “mënyrës së ASEAN-it”.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kryeministri theksoi se me përpjekjet e Kinës dhe vendeve të ASEAN-it, situata në Detin e Kinës Jugore është e qëndrueshme në përgjithësi. Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë arritur konsensus për të hartuar sa më shpejt rregulla efektive dhe konkrete dhe po zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë efektive “Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore”. Po ashtu, pavarësisht ndikimeve të pandemisë, të dy palët kanë nxitur pozitivisht konsultimet mbi "Kodin e Sjelljes së Detit të Kinës Jugore". Duhet të respektohen përpjekjet e vendeve të rajonit për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore. Kina është e gatshme të forcojë unitetin, të zgjerojë bashkëpunimin, të nxitë zhvillimin e përbashkët dhe të arrijë begatinë dhe qëndrueshmërinë me të gjitha palët. (Li Huailiang/Artan)