foto nga VCG

foto nga VCG

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u shpreh se ka marrë vlerësime “njëzëri pozitive” nga sportistët ndërkombëtarë në lidhje me veprimtaritë e testimit që po vazhdojnë në objektet e garave të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022, tha drejtori sportiv i KON-it Kit McConnell.

“Është e këndshme të shohësh vlerësimet që kemi marrë nga sportistët ndërkombëtarë. Shumë prej tyre janë sportistë olimpikë që konkurrojnë në veprimtari ndërkombëtare, dhe vlerësimet e tyre janë njëzëri pozitive për objektet e garave, si qendra e rrëshqitjes, por edhe për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore dhe entuziazmin e tyre për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin 2022,” tha McConnell në një takim të Bordit Ekzekutiv të KON-it në Athinë.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit planifikohet të zhvillohen nga 4 deri në 20 shkurt të vitit të ardhshëm.