foto nga VCG

foto nga VCG

Gazeta zimbabviane “Herald” njoftoi më 21 shtator se qeveria amerikane, përmes ambasadës së saj në Zimbabve, ka subvencionuar organizatat përkatëse për të mbajtur seminare dhe forma të tjera, dhe u ka paguar 1000 dollarë për çdo artikull gazetarëve të agjencive private të lajmeve për të publikuar raporte negative për ndërmarrjet kineze që po investojnë në Zimbabve.

Sipas raportit, nga 14 deri më 15 shtator, një organizatë e quajtur “Informacioni për Zhvillimin e Mirëbesimit” ftoi gazetarë të më shumë se 10 mediave private për të marrë pjesë në seminar. Gjatë seminarit, kjo organizatë i trajnoi këta gazetarë dhe u kërkoi atyre që të vinin në fokus industrinë minerare e energjetike, infrastrukturën dhe fushat e tjera ku janë të përfshira kompanitë kineze, duke u fokusuar te “problemet” e këtyre kompanive. Një gazetar pjesëmarrës në seminar zbuloi se atyre iu ndanë “detyra tematike” sipas fushave profesionale të tyre. Për çdo artikull të publikuar ata mund të fitonin 1000 dollarë nga ambasada amerikane në Zimbabve.

Raporti vë në dukje se seminare të tilla janë pjesë e strategjisë së ShBA-së lidhur me opinionin publik për Kinën dhe organizohen nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së. Strategjia synon të amplifikojë “problemet” e investimeve dhe prodhimit të ndërmarrjeve të financiuara nga Kina në Zimbabve, të forcojë imazhin negativ të Kinës në fushën e opionit publik në Zimbabve dhe të ndikojë në bashkëpunimin dhe investimet mes Kinës e Zimbabves. Raporti thekson gjithashtu se edhe disa organizata të BE-së dhe të vendeve të Europës Veriore kanë sponsorizuar këto lloje akvitetesh.

Në përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të premten se në Zimbabve, me 1000 dollarë amerikanë mund të financohet një student i varfër ose mund të ndihmohet ky vend të blejnë 100 doza vaksinash kundër COVID-19, por ShBA-ja i përdor ato për të përhapur thashetheme siç thanë mediat. Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka bërë gjithçka për të diskredituar Kinën dhe për të minuar marrëdhëniet kino-afrikane, duke shpenzuar para për të përhapur gënjeshtra. Kina i kërkon palës amerikane që të heqë dorë nga gënjeshtrat dhe të luajë rol konstruktiv në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Afrikës. (Fang Xiaoyu/Artan)