foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Keqiang ka theksuar përpjekjet për nxitjen e Reformës dhe Hapjes, promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, ruajtjen e funksionimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe sigurimin e jetesës bazë të njerëzve.

Li, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto gjatë një turneu inspektimi në provincën Guangdong të Kinës Jugore nga e mërkura deri të premten.

Duke theksuar rëndësinë e furnizimit me energji dhe qymyr, Li tha se qeveria ka marrë masa shumëplanëshe për të siguruar dhe rritur furnizimin me qymyr dhe energji. Ai gjithashtu nxiti përpjekjet për të përmbushur kërkesat për financim të ndërmarrjeve të prodhimit të energjisë dhe shfrytëzimin e mjeteve të orientuara drejt tregut për të siguruar furnizimin me energji.

Kryeministri u zotua për parandalimin e kalimit të rritjes së çmimeve të mallrave në pjesën e poshtme të zinxhirit të furnizimit dhe tha se Kina po shqyrton mundësinë e hartimit të politikave të uljes së taksave për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet të ulin kostot.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Gjatë vizitës në Grupin “Midea”, Li kërkoi sigurimin e furnizimit me energji elektrike për aktivitetet prodhuese të ndërmarrjeve, duke thënë se kjo çështje ka të bëjë me punësimin, zinxhirët industrialë e të furnizimit, si edhe me funksionimin e ekonomisë së vendit.

Në një qendër novacioni, ai vizitoi disa firma dhe tha se qeveria do të vazhdojë reformat për të përmirësuar administrimin dhe për të deleguar pushtetin, si edhe për të përmirësuar rregulloret dhe shërbimet.

Do të bëhen përpjekje për të optimizuar mjedisin e biznesit, për të rritur mbështetjen me politika dhe për të stimuluar gjallërinë e sipërmarrjes dhe inovacionit masiv, vuri në dukje kryeministri. (Artan/Fang Xiaoyu)