foto nga VCG

foto nga VCG

Ministria kineze e Sigurisë Publike publikoi rreth 100 standarde të industrisë që lidhen me sigurinë publike, duke mbuluar fushat e sigurimeve shoqërore, menaxhimin e trafikut dhe teknikat e aplikuara në lidhje me mbledhjen e provave për procedimet penale, citon “Xinhua”.

Deri tani, ky institucion ka nxjerrë 2256 grupe standardesh të industrisë aktualisht në fuqi, deklaroi zyrtari i ministrisë Li Jian, duke shtuar se dikasteri ka marrë pjesë dhe në formulimin e më shumë se 10 standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Sipas Li, norma të tilla kanë mbështetur ndërtimin e sundimit të ligjit në Kinë.

Për shembull, ato që lidhen me sigurinë e rrjetit kanë hedhur themelet për zbatimin e ligjit për sigurinë kibernetike. Sipas Li, në Kinë është formuar një sistem masash industriale për sigurinë publike, duke luajtur një rol aktiv në ruajtjen e mbrojtjes dhe stabilitetit social, si dhe në promovimin e një mjedisi të bazuar në ligj. (Irma)