"Niveli i demokracisë së një vendi varet kryesisht nga ajo nëse populli është vërtet zot i vendit të vet." Kështu u shpreh kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në një fjalim të rëndësishëm të mbajtur në mbledhjen e punës të Asamblesë Kombëtare Popullore. Xi shpjegoi thellësisht konceptin e "demokracisë popullore në të gjithë procesin", i cili është sistemi demokratik që garanton qeverisjen nga populli dhe zgjidhjen e kërkesave konkrete popullore, duke shfaqur karakteristikat e dukshme të demokracisë kineze.

Si partia më e madhe në pushtet në botë, Partia Komuniste e Kinës e ka konsideruar realizimin e qeverisjes nga populli kinez si një mision të rëndësishëm, qysh nga lindja e saj. Pas themelimit të Kinës së Re, formimi i sistemit të asambleve popullore dhe i sistemit të konsultimit politik me bashkëpunimin e shumë partive garantoi që "pushteti i plotë i vendit i përket popullit".

Qarqet e jashtme mund të gjykojnë qartësisht se demokracia popullore kineze jo vetëm ka një proces të plotë, por edhe një praktikë pjesëmarrjeje të plotë. Të gjitha vendimet e rëndësishme legjislative në Kinë merren sipas procedurave, diskutimeve demokratike dhe vendimmarrjes shkencore dhe demokratike. Prandaj çdo sistem ligjor ka thithur plotësisht opinionet e qarqeve të ndryshme shoqërore dhe mund të mbrojë më mirë interesat e gjera popullore.

Për sa i përket pjesëmarrjes konkrete, sistemi i asambleve popullore garanton realizimin e procesit demokratik popullor në Kinë dhe siguron që partia në pushtet dhe qeveria kineze të dëgjojnë zërin e popullit në proceset e ndryshme si vendimmarrja, zbatimi, mbikëqyrja etj. Sipas praktikave të Kinës në 60 vjetët e kaluar, veçanërisht në 40 vjetët pas fillimit të Reformës dhe Hapjes, sistemi i asambleve popullore ofron garancinë e rëndësishme institucionale për mrekullinë e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë kineze e të qëndrueshmërisë shoqërore afatgjatë.

Suksesi i "demokracisë popullore në të gjithë procesin" në Kinë tregon se demokracia mund të realizohet nëpërmjet metodave të ndryshme. Përcaktimi i një standardi të vetëm për sistemet e ndryshme politike të botës është një ide jodemokratike.

Demokracia nuk është një zbukurim, por duhet të shërbejë për të zgjidhur problemet e njerëzve.

(Xu Guang)