
Foto: Chinanews
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të premten librin e bardhë mbi ruajtjen e biodiversitetit në Kinë, disa ditë përpara një konference të rëndësishme të OKB-së që do të mbahet në qytetin jugperëndimor kinez Kunming.
Sipas librit së bardhë, përballë humbjes së biodiversitetit dhe degradimit të ekosistemit në shkallë globale, Kina po mbështet konceptin e bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës.
Në këtë dokument gjithashtu vihet në dukje po ashtu se Kina ka pasur arritje të reja në ruajtjen e biodiversitetit dhe ka dhënë kontribute të reja në trajtimin e sfidave globale të biodiversitetit, duke thelluar ndër të tjera bashkëpunimin global mbi këtë çështje.







