Carrie Lam(VCG)

Carrie Lam(VCG)

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) Carrie Lam u zotua të mërkurën se të vazhdojë promovimin e arsimit mbi sigurinë kombëtare, duke përshëndetur kthimin e qytetit në "rrugën e duhur".

"Hong-Kongu është kthyer në rrugën e duhur të parimit ‘Një vend, dy sisteme’," tha Lam gjatë fjalimit të saj të politikave për vitin 2021 në një mbledhje të Këshillit Legjislativ, duke iu referuar qartas trazirave shoqërore disamujore që shpërthyen në mes të vitit 2019. "Hongkongasit duhet ta kuptojnë më shumë ‘Një vend, dy sisteme’ dhe të jenë krenarë për identitetin e tyre kinez."

Sipas saj, zyrtarë nga departamente të ndryshme do të vazhdojnë të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë kombëtare nëpërmjet legjislacionit të ri. Ata do të forcojnë punën e tyre për parandalimin e veprimtarive terroriste.

Carrie Lam vuri në dukje se qeveria rajonale do të zbatojë më tej mënyra për të rritur ndërgjegjësimin e sigurisë kombëtare midis banorëve të Hong-Kongut.

(VCG)

(VCG)

Në fjalimin e saj të politikave, kryeekzekutivja tha se ekonomia e Hong-Kongut ka qenë gjithmonë e ndërthurur ngushtë me zhvillimin e vendit. Ajo shtoi se politikat e qeverisë qendrore, përfshirë Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror Kombëtar, planin e përgjithshëm të zhvillimit për Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao etj., "kanë sjellë mundësi të pakufizuara për ndërmarrjet dhe ofruesit e shërbimeve profesionale në Hong-Kong, duke e lejuar kështu Hong-Kongun të përfitojë nga afërsia e tij me pjesën kontinentale".

Pjesa veriore e Hong-Kongut pritet të zhvillohet në një zonë metropolitane ideale për njerëzit për të jetuar, punuar dhe udhëtuar, theksoi Lam, duke vënë në dukje se më shumë burime toke duhet të krijohen për banim dhe për zhvillimin e industrive.

Me zhvillimin e plotë të të gjithë metropolit verior, gjithsej 905 000 deri në 926 000 njësi banimi, përfshirë 390 000 njësitë ekzistuese në distriktin “Yuen Long” dhe Distriktin Verior, do të strehojnë një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorësh.

Hong Kong(VCG)

Hong Kong(VCG)

Numri i përgjithshëm i vendeve të punës në këtë metropol do të rritet ndjeshëm nga 116 000 tani në rreth 650 000, përfshirë 150 000 punë të lidhura me industrinë e inovacionit dhe teknologjisë, u shpreh Lam.(Artan)