
Në një seminar të zhvilluar të mërkurën në Pekin, ekspertët dhe liderët e organizatave shoqërore thanë që multilateralizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë mjete thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për krijimin e rendit të barabartë ndërkombëtar.
Seminari mbi qeverisjen globale të të drejtave të njeriut është një aktivitet në kuadër të sesionit të 48-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe ka tërhequr afro 20 ekspertë, akademikë dhe drejtues të organizatave shoqërore nga Kina dhe vendet e tjera.
Në këtë seminar të organizuar nga Fondacioni mbi Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut të Kinës dhe Shoqata Kineze për Unitet dhe Progres Minzu, sekretari i përgjithshëm i Fondacionit mbi Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut, Men Lijun tha: “Disa vende po praktikojnë unilaterizmin dhe politikën e forcës në emër të multilaterizmit. Ata kanë vendosur vlerat dhe institucionet e tyre mbi ato të vendeve të tjera dhe ndërhyjnë në punët e brendshme, duke krijuar mosmarrëveshje dhe konfrontim. Këto veprime kërcënojnë paqen dhe të drejtat e njeriut të botës.”







