
Kina duhet të krijojë një sistem të fuqishëm mbështetës teknik për të arritur asnjanësimin e karbonit, pasi teknologjia është çelësi në këtë fushë, tha Ding Zhongli, anëtar i Akademisë Kineze të Shkencave, në një forum paralel të Forumit “Zhongguancun” të vitit 2021 (Forumi ZGC) të dielën.
"Arritja e asnjanësimit të karbonit kërkon një transformim sistematik në ekonominë dhe shoqërinë kineze. Ne nuk mund të mbështetemi vetëm në fuqinë administrative ose kapitalet, por edhe në fuqinë e teknologjisë," tha Ding, duke e quajtur ndërtimin e një sistemi të tillë mbështetës një detyrë kryesore për bashkësinë tekniko-shkencore kineze.
Ding theksoi se në botë lëshohen rreth 40.1 miliardë tonë dioksid karboni (CO2) në vit, nga të cilat 86 për qind nga përdorimi i karburantit fosil dhe 14 për qind nga ndryshimi i përdorimit të tokës.
Edhe pse Kina është konsideruar prej kohësh si emetuesja më e madhe e karbonit në nivel global, ajo është në vendin e 15-të në botë për sa i përket lëshimit të karbonit për frymë, duke u renditur pas shumë vendeve të zhvilluara, si ShBA-ja, Kanadaja, Australia dhe Japonia, sipas Bankës Botërore.
Kina u zotua të arrijë lëshimin maksimal para vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit deri në vitin 2060.







