
Mjedisi i biznesit në Hong-Kong është rimëkëmbur, sipas një raporti të publikuar nga qeveria e këtij Rajoni të Posaçëm Administrativ të hënën.
Paul Chan, sekretari financiar i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kong, tha se dhuna dhe shtypja e paarsyeshme ekonomike amerikane ndaj Hong-Kongut ka pasur një ndikim serioz mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit të këtij rajoni, por me zbatimin e ligjit të sigurisë kombëtare, Hong-Kongu është mbështetur në epërsitë e parimit "Një vend, dy sisteme" për të rifituar stabilitetin e tij shoqëror dhe përmirësuar mjedisin e biznesit, duke krijuar kushte më të mira për rimëkëmbjen ekonomike.
Përmirësimet në sistemin zgjedhor të Hong-Kongut kanë hedhur themelet për stabilitetin afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Hong Kongut, duke i mundësuar atij të ruajë një mjedis biznesi të sigurt e të gjallë për një kohë të gjatë, thuhet në raport.







