Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës do të publikojë një libër të bardhë të titulluar "Udhëtimi epik i Kinës nga varfëria në begati" në orën 10 të mëngjesit të së martës, pas së cilës do të mbahet një konferencë shtypi.

Ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet është një nga objektivat e njëqindvjetorëve të Kinës. Më 1 korrik, presidenti kinez Xi Jinping njoftoi realizimin e këtij objektivi, që shënon një moment historik kyç për vendin më të populluar në botë në udhëtimin e tij drejt rilindjes kombëtare.

Arritja e shoqërinë relativisht të begatë, ose Xiaokang në gjuhën kineze, matet duke marrë parasysh aspekte të shumta, të tilla si ekonomia, demokracia, shkenca, arsimi, kultura, shoqëria dhe mirëqenia e njerëzve. Kërkesat përfshinin dyfishimin e PBB-së së vendit krahasuar me vitin 2010 dhe të të ardhurave të disponueshme për frymë deri në vitin 2020.