Të mërkurën, presidenti amerikan Joseph Biden drejtoi Videosamitin Global mbi Epideminë e COVID-19.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë përmendi shumë herë "kontributet" e ShBA-së për luftën globale kundër epidemisë dhe publikoi planin e ndihmës së vaksinave ndaj vendeve të tjera.

Pala amerikane e përshkroi si "samiti më i madh i udhëheqësve kundër epidemisë". Por liderët e disa vendeve kryesore nuk morën pjesë në këtë samit. Kjo dëshmon dyshimet e komunitetit ndërkombëtar për aftësinë dhe motivimin e ShBA-së në drejtimin e luftës kundër epidemisë.

Në ShBA ka mbi 42.5 milionë të prekur nga virusi i COVID-19 dhe mbi 680 mijë të vdekur, duke e kaluar numrin e të vdekurve nga Gripi Spanjoll. Media amerikane e përshkroi këtë si "një gur kilometrik të tmerrshëm".

Është shumë ironike që një vend që ka pasur dështimin më të madh para epidemisë, të luajë rolin e drejtuesit të luftës kundër epidemisë globale.

Në një koment CMG-ja vlerëson se, në këtë sfond, ShBA-ja organizon këtë samit global kundër epidemisë me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me qëllim që të rregullojë imazhin e vet të keq në luftën kundër epidemisë, të zbutë problemet nga tërheqja e nxituar e trupave nga Afganistani dhe të zhvillojë garën e "diplomacisë së vaksinave" me vendet e mëdha. (Xu Guang)