Të martën filluan debatet e rregullta të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me temë: “Forcimi i elasticitetit, mbajtja gjithmonë e shpresës”.

Selia e OKB-së në Nju Jork/VCG

Selia e OKB-së në Nju Jork/VCG

Në debate morën pjesë mbi 100 krerë shtetesh e qeverish dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme, ndër të cilët edhe presidenti i Kinës Xi Jinping. Ai mbajti fjalimin me titull "Të forcojmë besimin dhe të kapërcejmë vështirësitë, për të ndërtuar një botë më të mirë", duke paraqitur propozime të qarta mbi zhvillimin global.

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë nëpërmjet videos në debatet e rregullta të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë nëpërmjet videos në debatet e rregullta të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./ VCG

Xi vuri në dukje se zhvillimi është kyçi i lumturisë së popujve. Për nxitjen e përbashkët të një zhvillimi global më të ekuilibruar dhe më përfshirës, ai paraqiti një propozim prej gjashtë pikash: trajtimi i zhvillimit si përparësi, vënia e popullit në plan të parë, këmbëngulja në përfitimet e përgjithshme e të gjithanshme, zhvillimi me risitë si forcë nxitëse, bashkëjetesa harmonike e njeriut me natyrën dhe këmbëngulja në veprimet konkrete.

Ruajtja e raportit të drejtë mes mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik ka qenë në fokus të vëmendjes së presidentit Xi. Në fjalimin e tij në OKB, ai shpalli se Kina do t’i përkrahë vendet në zhvillim në shfrytëzimin e energjisë së gjelbër dhe nuk do të ndërtojë më termocentrale në vende të tjera.

Më 20 qershor 2021 u fut në funksionim qendra e prodhimit të energjisë së erës me kapacitet 100 megavatë në Zhanatas të Kazakistanit, me investime të përbashkëta me Kinën./VCG

Më 20 qershor 2021 u fut në funksionim qendra e prodhimit të energjisë së erës me kapacitet 100 megavatë në Zhanatas të Kazakistanit, me investime të përbashkëta me Kinën./VCG

Në fjalimin e tij, Xi theksoi edhe “katër rolet” e Kinës, si ndërtuese e paqes në botë, kontribuuese për zhvillimin global, mbrojtëse e rendit ndërkombëtar dhe ofruese e produkteve publike. Kjo është hera e parë që Xi e përmendi rolin e fundit paralelisht me tre rolet e para.

Nisma “Një brez, një rrugë” është bërë produkti publik i ofruar nga Kina më i mirëpritur në botë. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, Xi i përfshiu edhe vaksinat në produktet publike globale. Deri tani pala kineze u ka dhënë mbi 100 vendeve e organizatave ndërkombëtare afro 1.2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19, duke u radhitur në vendin e parë në botë.

Më 22 shtator 2021, banorët në Banda Aceh të Indonezisë pranuan injektimin e vaksinave kineze./VCG

Më 22 shtator 2021, banorët në Banda Aceh të Indonezisë pranuan injektimin e vaksinave kineze./VCG

Në fjalimin e tij të së martës, Xi premtoi gjithashtu se Kina do të përpiqet që brenda vitit të ofrojë edhe 800 milionë doza vaksinash, si edhe t’u dhurojë vendeve në zhvillim edhe 100 milionë doza.

Kreu i shtetit kinez theksoi në fjalimin e tij se në botë ka vetëm një sistem, që është sistemi ndërkombëtar me OKB-në në thelb; ka vetëm një rend ndërkombëtar, që është ai i bazuar në ligjin ndërkombëtar, si edhe vetëm një grup rregullash, që janë normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare bazuar në synimet dhe parimet e Kartës së OKB-së. Kjo mishëron qëndrimin e qartë të Kinës për përsosjen e qeverisjes globale.

Xi shprehu shpresën se OKB-ja do të mbajë lart flamurin e multilateralizmit të vërtetë dhe do të shërbejë si platforma thelbësore e vendeve të ndryshme për mbrojtjen e sigurisë së përgjithshme, për ndarjen e rezultateve të zhvillimit dhe për të marrë në duart e tyre fatet e botës. (Wang Lei/ Artan)