Gjithsej 88.16 milionë udhëtime u bënë në Kinë gjatë pushimeve treditore të Festës së Mesvjeshtës sivjet, sipas autoriteteve vendore të kulturës dhe turizmit.

Gjatë festës së parë kombëtare në gjysmën e dytë të vitit 2021, pati një rritje të kërkesës për udhëtime.

Krahasuar me vitin 2019, vëllimi i rezervimeve për hotele u rrit me mbi 20 për qind. Ndërkohë, numri i rezervimit të biletave u rrit me gati 30 për qind, ndërsa i makinave të marra me qira me 77 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga platformat kineze të udhëtimeve, si “Trip”, “Qunar”, “Lvmama”, “TreavelGo” dhe “Mafengwo”.

Destinacionet turistike kryesore janë përqendruar kryesisht në Kinën Jugore dhe Lindore. Rezervimi i produkteve të udhëtimit në distanca të shkurtra është rritur gjithashtu me 46 për qind në krahasim me vjet.

Për shkak të kufizimeve në kohë, udhëtimi në distanca të shkurtra është bërë zgjedhja kryesore. Krahasuar me vitin 2019, rezervimi i produkteve argëtuese vendore në “Mafengwo” është rritur me më shumë se 50 për qind në krahasim me vitin 2019.

Foto: 10 qytetet destinacione kryesore gjatë Festës së Mesvjeshtës të vitit 2021. /CGTN

Qytetet e mëdha, si Pekini, Shangai dhe Hangzhou, janë ndër destinacionet kryesore. Hapja e madhe e “Universal Studios” të Pekinit është bërë pa dyshim një pikë tërheqëse turistike gjatë Festës së Mesvjeshtës këtë vit.

“Universal Studios” e Pekinit u hap zyrtarisht më 20 shtator, duke rritur rezervimet për hotele në zonat përreth Pekinit.

Hapja e madhe e “Universal Studios” të Pekinit është bërë pa dyshim një pikë tërheqëse turistike gjatë Festës së Mesvjeshtës këtë vit./CFP