Sesioni i 48-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së zhvilloi të hënën dialog me Grupin e Punës për Ndalimin Arbitrar. Përfaqësuesi i përhershëm i Misionit të Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Jiang Duan, shprehu shqetësim të thellë për çështjen e ndalimeve arbitrare në ShBA, Australi, Kanada dhe disa vende të tjera perëndimore.

Foto: ChinaFotoPress

Foto: ChinaFotoPress

Përfaqësuesi kinez vuri në dukje se në burgun amerikan të Guantanamos të dyshuarit mbahen të ndaluar për një kohë të papërcaktuar, dhe disa prej tyre janë ndaluar për një kohë të gjatë pa proces gjyqësor, duke u torturuar dhe keqtrajtuar. Qeveria e Australisë zbaton politikën e ndalimit të refugjatëve në vende të tjera. Kushtet e strehimit dhe mjekimit në qendrat e ndalimit janë shumë të këqija. Në kushte të tilla, të ndaluarit vuajnë dëmtime fizike dhe psikologjike afatgjata. Kanadaja e ka mbajtur zonjën Meng Wanzhou të ndaluar për mbi 1 mijë ditë, për të goditur zhvillimin e sipërmarrjeve kineze të teknologjisë së lartë. Pala kineze u bën thirrje vendeve përkatëse të ndalojnë menjëherë veprime të tilla që shkelin të drejtat e njeriut.

Foto: ChinaFotoPress

Foto: ChinaFotoPress

Përveç kësaj, sesioni i 48-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së zhvilloi po atë ditë dialog me ekspertë për të drejtat e të moshuarve. Jiang tha në fjalimin e tij se, sipas të dhënave nga Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së, shumica e vdekurve nga COVID-19 në ShBA janë në moshën mbi 65-vjeçare. Për politikanët amerikanë, parimi i evolucionit natyror të mbijetesës së më të fortit, është bërë një pretekst për të shpërfillu jetën. Kina i bën thirrje ShBA-së të respektojë të drejtat e njeriut të të moshuarve. (Li Huailiang/Artan)

Foto: ChinaFotoPress

Foto: ChinaFotoPress