Policia kineze e trafikut mori masa për trafik të sigurt rrugor gjatë kremtimeve treditore të Festës së Mesvjeshtës, duke krijuar një mjedis të sigurt për njerëzit që të shkuan në shtëpi për bashkimet familjare ose vizituan atraksionet turistike, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike (MPS).

Deri në orën 17:00 të së martës nuk ishte regjistruar mbingarkesë trafiku dhe nuk u raportuan aksidente të mëdha rrugore, citon “Xinhua”.

Mesatarisht 155.000 oficerë zbritën në terren çdo ditë dhe 54.000 automjete policie u mobilizuan për të patrulluar, për të ruajtur rendin e trafikut dhe për të goditur shkeljet serioze, të tilla si mbingarkesa dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Festa e Mesvjeshtës, një nga më të rëndësishmet tradicionale kineze, ra të martën e këtij viti. Kjo festë zakonisht shënohet nga bashkimet familjare. (Elona)