Ministria e Jashtme e Meksikës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kinës në trajtimin e pandemisë Covid-19 në një libër të paraqitur të hënën mbi strategjinë ndërkombëtare të Meksikës për të menaxhuar krizën shëndetësore.

"Edhe në mesin e mungesave globale, forca e marrëdhënies midis dy vendeve ishte kryesore për qasjen në furnizime të specializuara", -thuhet në librin e titulluar "Strategjia Ndërkombëtare e Meksikës në Pandeminë Covid-19”, duke iu referuar urës ajrore midis dy vendeve nga prilli deri në korrik 2020 si burimi kryesor për marrjen e pajisjeve mbrojtëse shëndetësore nga jashtë".

Falë rrugës ajrore, 25 fluturime nga Kina mbërritën në Meksikë, duke i siguruar sistemit të kujdesit shëndetësor miliona furnizime mjekësore.

"Kina na dha akses në furnizime të shumta për të luftuar pandeminë dhe siguroi që të kishte një urë ajrore midis dy vendeve, në mënyrë që të mund të kishim qasje në maska dhe furnizime të tjera shëndetësore, si dhe pajisje të rëndësishme siç janë ventilatorët", -tha ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, gjatë prezantimit të librit, citon “Xinhua”.

Libri përshkruan bashkëpunimin e Kinës dhe vendeve të tjera me Meksikën si rezultat i strategjisë së "multilateralizmit efektiv" të zbatuar nga administrata aktuale meksikane për t'iu përgjigjur sfidave të përbashkëta ndërkombëtare.

Kjo strategji i ka lejuar Meksikës të promovojë miratimin e udhëzimeve dhe propozimeve për një plan të vetëmjaftueshëm të kujdesit shëndetësor në Amerikën Latine dhe Karaibet, tha Ebrard. (Elona)