Harbin, kryeqendra e provincës Heilongjiang të Kinës verilindore, ka pezulluar operacionet tregtare në hapësira relativisht të kufizuara dhe klinika private pasi u raportua një infeksion i ri lokal Covid-19.

Rregulli i ri mbulon kinematë, baret, teatrot, terrenet e lojërave të brendshme, palestrat, agjencitë e trajnimit që ofrojnë kurse jashtë linje dhe operacione të tjera tregtare në hapësira relativisht të kufizuara, bën të ditur “Xinhua”.

Vendeve piktoreske në qytet u është kërkuar të kufizojnë numrin e turistëve në 50 për qind të kapacitetit dhe të ndalojnë shfaqjet.

Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, një infeksion i ri Covid-19 u raportua në Harbin të martën. (Elona)