Prodhimi i naftës bruto të Kinës u rrit me 2.3 për qind nga viti në vit, në 17.03 milionë tonë në muajin gusht, sipas të dhënave zyrtare.

Prodhimi i gushtit u rrit 4.7 për qind nga niveli i vitit 2019. Prodhimi ditor i naftës muajin e kaluar ishte në 549.000 tonë, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, prodhimi i naftës bruto në vend arriti në 133.22 milionë tonë, një rritje prej 2.4 për qind nga një vit më parë.

Si një nga blerësit më të mëdhenj të naftës në botë, Kina importoi 44.53 milionë tonë naftë bruto në gusht, me një rënie prej 6.2 për qind nga viti në vit.

Importet e naftës bruto ranë 5.7 për qind nga viti në vit në periudhën janar-gusht, në 346.36 milionë tonë, treguan të dhënat e Byrosë. (Elona)