Implementimi i rregullores për ligjin e mbikëqyrjes së Kinës u botua nga Komisioni Mbikëqyrës Kombëtar (KMK) dhe hyri në fuqi të hënën.

Rregullorja sqaron detyrat e komisioneve mbikëqyrëse, juridiksionin e tyre, fuqinë mbikëqyrëse dhe procedurën e punës, si dhe paraqet rregulla në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kontrollin ndaj mbikëqyrësve, njoftoi KMK në një deklaratë për shtyp.

Nëpërmjet rregullores, KMK synon të fusë rregulla të rrepta për mbikëqyrësit dhe të promovojë ushtrimin e detyrave mbikëqyrëse të bazuara në ligj, thuhet në deklaratë, citon “Xinhua”.

Rregullorja sqaron më tej gjashtë llojet e funksionarëve shtetërorë që i nënshtrohen ligjit të mbikëqyrjes, duke i renditur ata me një përshkrim të hollësishëm.

Ajo rendit 101 krime të lidhura me detyrën, të cilat komisionet mbikëqyrëse kanë juridiksionin për të hetuar dhe 15 mjete ligjore që komisionet mbikëqyrëse mund të përdorin, me kode të qarta se si t'i përdorin ato. Po ashtu janë futur rregullat për mbledhjen dhe shqyrtimin e provave.

Procedurat e punës së mbikëqyrësve ndahen në shtatë hapa, nga përpunimi i të dhënave të një rasti deri te dorëzimi i çështjes tek agjencitë ndjekëse, secila sipas rregullimit të rreptë të ligjit. (Elona)