Autoritetet kineze kanë ndarë 450 milionë juanë (69.77 milionë dollarë amerikanë) për të ndihmuar 12 rajone të goditura nga përmbytjet, përfshirë provincën Henan për riparimin e projekteve të ruajtjes së ujit, bën të ditur “Xinhua”.

Vendimi u mor pasi tre tajfunë goditën bregdetit juglindor të Kinës nga 20 korriku deri më 5 gusht, ndërsa thatësira preku zonat veriperëndimore të Kinës, thuhej në një deklaratë të lëshuar së bashku nga Ministria e Financave dhe Ministria e Burimeve Ujore.

Lëvizja synon të sigurojë fonde ndihme dhe të udhëzojë zonat e goditura nga katastrofat për të marrë masa, të tilla si riparimi i dëmtimeve dhe transferimi i ujit në zonat e goditura nga thatësira, thuhet në deklaratë. (Elona)