Policia në provincën Anhui të Kinës lindore njoftoi se ka prangosur 53 persona të dyshuar për lidhje me lojërat e fatit ndërkufitar në internet, që përfshin një qarkullim prej 360 milionë juanë (rreth 55.8 milionë dollarë), citon “Xinhua”.

Policia në qarkun Shucheng bëri të ditur se korrikun e kaluar evidentuan një vendas, i cili ishte përfshirë në aktivitete të lojërave të fatit në internet. Një hetim zbuloi se qytetari kishte promovuar platformën e lojërave të fatit që nga maji i kaluar. Ajo kishte tërhequr mbi 8000 lojtarë bixhozi në tre muaj.

Policia nisi ndalimin e të dyshuarve si të përfshirë në lojëra fati që nga tetori 2020 dhe 53 përfunduan në pranga në korrik. Midis tyre, 46 janë dënuar deri më tani me burgim nga tetë muaj deri në pesë vjet në Gjykatën Popullore të Qarkut Shucheng, me akuzën e mashtrimit dhe të hapjes së kazinove. (Fatosi)