Autoritetet lokale të Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei në Kinën qendrore, kanë njoftuar se do të ndërtojnë 80 parqe ligatinore gjatë një periudhe pesëvjeçare, përcjell “Xinhua”.

Qyteti planifikon të përmirësojë mjedisin ekologjik me 213 projekte, të tilla si parqe ligatinore, kopshte rrugësh dhe fusha lulesh.

Qyteti po bën gjithashtu përpjekje për të mbrojtur dhe restauruar 15 rezerva natyrore ligatinore dhe parqe ligatinore, tha Yu Lijun, kreu i Zyrës komunale të pyjeve. "Ne shpresojmë që ta bëjmë atë një qytet të mirëfilltë ndërkombëtar ligatinash në pesë vjet", -tha Yu.

Wuhan, i cili ndodhet në bashkimin e lumit Yangtze dhe degës më të gjatë të tij lumit Han, krenohet me rreth 1624 km katrorë ligatinash.

Në vitin 2019, Wuhan fitoi ofertën për Akreditimin e 14-të të Qytetit Ligatinor të Konventës Ramsar dhe vendosi qëllimin e krijimit të një qyteti ligatinor ndërkombëtar.

Konventa Ramsar, ose Konventa për Ligatinat, është një traktat mjedisor ndërqeveritar i miratuar në vitin 1971. Ai siguron kuadrin për veprimet kombëtare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin e mençur të ligatinave dhe burimeve të tyre. (Fatosi) foto nga VCG