Në një natë të mesvjeshtës para 800 vjetësh, poeti patriot Xin Qiji i dinastisë Song Jugore krijoi një poezi para hënës së ndritshme: "Fluturoj me erën te hëna, bëj mijëra kilometra në qiell, duke u hedhur një sy maleve dhe lumenjve poshtë".

Më 2 maj të vitit 2018, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinping e përdori këtë poezi gjatë një bisede me mësuesit dhe nxënësit e Universitetit të Pekinit.

"Duke parë qiellin e largët në horizont, më lind dashuria e thellë për atdheun." Xi Jinping-u i priti me këtë poezi emigrantët kinezë në Siatëll të ShBA-së, para Festës së Mesvjeshtës të vitit 2015.

Familja është atdheu i vogël, atdheu përbëhet nga mijëra familje. Kur të gjitha familjet gëzojnë një jetë të lumtur, edhe atdheu e kombi mund të jenë të lumtur. Ëndrra kineze është ëndrra e atdheut dhe e kombit dhe ëndrra e çdo kinezi. (Xu Guang)