Të enjten sesioni i 48-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së zhvilloi dialog me Raportuesin e Posaçëm për Promovimin e së Vërtetës dhe Drejtësisë. Përfaqësuesi i përhershëm i Misionit të Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Jiang Duan, vuri në dukje se shumë vende perëndimore kanë bërë krime serioze në shkelje të të drejtave të njeriut. Ndonëse faktet dihen nga të gjithë, drejtësia nuk është vendosur kurrë. ShBA-ja nisi luftë ndaj indianëve të Amerikës dhe politika famëkeqe e rezervateve është dënuar gjithashtu. Është shumë të tmerrshme që në shumë shkolla të vjetra me konvikt në Kanada janë zbuluar mijëra varre pa emër. ShBA-ja nisi luftën në Irak duke shkaktuar mbi 200 mijë civilë të vdekur, për shkak vetëm të një provëze me "pluhur larës". Ditët e fundit, ShBA-ja tërhoqi trupat e veta nga Afganistani dhe ushtria amerikane ndërmori sulme ajrore ndaj civilëve të pafajshëm, duke i deklaruar ato si “sulme antiterroriste”. Ku janë e vërteta dhe drejtësia?

Përfaqësuesi kinez tha se disa vende perëndimore persekutuan brutalisht banorët rrënjës, duke kryer ndërhyrje ushtarake dhe duke shkelur rëndë të drejtat e njeriut. Pala kineze u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve përkatëse të përballohen me problemin, të godasin mosndëshkimin ndaj kriminelëve dhe të mbajnë përgjegjësi. (Li Huailiang/Artan/VCG)