foto nga VCG

foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping iu përgjigj të mërkurën të afërmve të miqve të huaj të Kinës, si Edgar Snow, Shafick Hatem e Henry Bethune, që kanë dhënë kontribut të vlefshëm për revolucionin, ndërtimin e reformën e Kinës, duke ushqyer një miqësi të sinqertë për Partinë Komuniste të Kinës dhe popullin kinez.

Xi Jinping-u theksoi në letër se në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, një numër i madh miqsh të huaj, si Snow, Bethune etj., erdhën në Kinë nga larg, për të luftuar së bashku me kinezët. “Ne do ta kujtojmë kontributin e tyre të çmuar për kauzën e revolucionit, ndërtimit dhe reformës të Kinës dhe miqësinë e tyre të sinqertë për Partinë Komuniste të Kinës dhe popullin kinez,” u shpreh Xi.

Në letër, Xi Jinping-u theksoi se, që nga themelimi i saj 100 vjet më parë, Partia Komuniste e Kinës e ka udhëhequr popullin kinez në një luftë afatgjatë, duke arritur objektivin e njëqindvjetorit të parë për të ndërtuar një shoqëri të begatë në të gjitha aspektet, dhe po e udhëheqës popullin kinez drejt objektivit të njëqindvjetorit të dytë të ndërtimit të një vendi socialist modern dhe të fuqishëm. “Ne do të vazhdojmë të nxitim paqen e zhvillimin e botës. Zgjedhja e të afërmve tuaj atëherë ishte plotësisht e drejtë,” u shpreh ai.

Xi Jinping-u vuri në dukje në vijim se historia rrjedh vazhdimisht dhe shpirti trashëgohet brez pas brezi. “Shpresoj se ju do të merrni të afërmit tuaj si shembull dhe do të kontribuoni në promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes popullit kinez dhe popujve të tjerë të botës dhe në ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit,” theksoi ai.

Ditët e fundit, 16 të afërm të miqve të huaj i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit Xi Jinping, duke shprehur urime të ngrohta për 100-vjetorin e themelimit të PKK-së dhe 76-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez. Ata u shprehën se do të trashëgojnë dhe përhapin frymën internacionaliste të epokës së re dhe do të bëjnë përpjekje për të forcuar miqësinë mes popullit kinez dhe popujve të tjerë të botës. (Fang Xiaoyu/Artan)