Presidenti kinez Xi Jinping në samitin mbi problemin e Afganistanit(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping në samitin mbi problemin e Afganistanit(Xinhua)

foto nga VCG

foto nga VCG

Të premten pasdite, presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Pekin në samitin e përbashkët mbi problemin e Afganistanit mes udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Lidhur me problemin afgan, presidenti Xi Jinping paraqiti tre sugjerime.

Së parë, nxitja e një kalimi të qëndrueshëm të gjendjes në Afganistan sa më shpejt, mbështetja e të gjitha palëve në Afganistan për të arritur një rregullim politik nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve, nxitja e palëve përkatëse afgane për të goditur me vendosmëri organizatat terroriste brenda Afganistanit dhe shkaqet rrënjësore të terrorizmit, dhe parandalimin e forcave terroriste në Afganistan të shkaktojnë katastrofë.

Së dyti, angazhimi në dialog dhe kontakte me Afganistanin. Duke u nisur nga një perspektivë racionale dhe pragmatike, duhet të ndërveprohet me të gjitha palët në Afganistan, të orientohet dhe promovohet krijimi i një strukture të re të regjimit në Afganistan që të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse, të ndjekë një politikë të brendshme dhe të jashtme të moderuar e të qëndrueshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e botës, veçanërisht me vendet fqinje.

Së treti, për ta ndihmuar popullin afgan të kapërcejë vështirësitë, duhet të ofrohet ndihmë humanitare dhe përkrahje antiepidemike në kohën e duhur për të lehtësuar shqetësimet dhe vështirësitë. Kina ka njoftuar dërgimin sa më shpejt të një kontingjenti ndihmash emergjente, dhe vazhdon të japë ndihmë brenda mundësive të saj. Si nxitëse të situatës së vështirë në Afganistan, disa vende të caktuara duhet të mësojnë nga e kaluara dhe të marrin përgjegësinë e duhur për zhvillimin e ardhshëm të Afganistanit. (Fang Xiaoyu/Artan)