foto nga VCG

foto nga VCG

Franca planifikonte të festonte së bashku me ShBA-në 240-vjetorin e Betejës së Chesapeake-ut të premten. Por një ditë më parë, ShBA-ja, Britania dhe Australia shpallin themelimin e Aleancës së Sigurisë të Indo-Paqësorit, dhe nënshkruan marrëveshjen e ndarjes së teknologjisë dhe prodhimit të nëndetëseve bërthamore, që synon kundërvënien ndaj Kinës. Kjo çoi në prishjen e kontratës së madhe mbi nëndetëset të nënshkruar midis Francës dhe Australisë, dhe Franca anuloi festimin e planifikuar për këtë arsye.

Pa dyshim, ShBA-ja nuk do të ngurronte të tradhtonte aleatët e vet. Disa përdorues interneti u shprehën që ShBA-ja “zgjedh paratë para miqve, luftën para paqes”. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se ai u godit “me thikë në shpinë”. Në fakt, pavarësisht sa e trishtuar është Franca, edhe Britania e Australia duhet të jenë vigjilente, sepse ShBA-ja gjithmonë i ka tradhtuar aleatët e vet për interesin vetjak.

Për shembull, beteja detare e Chesapeake-it është një betejë kryesore e para 240 vjetëve në Revolucionin Amerikan. Në atë kohë, ushtria franceze ndërpreu linjën e furnizimit detar të ushtrisë britanike, prandaj ushtria britanike iu dorëzua forcave të koalicionit ShBA-Francë dhe kjo solli pavarësinë e ShBA-së. Por tani, pala amerikane e ka tradhtuar një aleat të madh si Franca pa menduar më shumë se tre sekonda.

ShBA-ja përpiqet të krijojë “një trekëndësh” me Britaninë dhe Australinë për të kundërshtuar Kinën. Por mes tyre ka shumë mosmarrëveshje. Në fushën ekonomike-tregtare, kompania amerikane “Boeing” dhe kompania franceze “Airbus” kanë konkurruar për tregun e prodhimit të avionëve që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar. Qeveria amerikane ka vendosur tarifa ndëshkuese për vendet evropiane, përfshirë Britaninë, për më shumë se 17 vjet, në mënyrë që të mbështesë ndërmarrjet amerikane.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sa i përket konfliktit të interesave midis ShBA-së dhe Australisë, në qershorin e vitit të kaluar, ShBA-ja përfitoi nga marrëdhëniet e tensionuara mes Kinës dhe Australisë për të marrë porositë e eksportit të Australisë në Kinë, duke dëmtuar rëndë interesat e Australisë.

Britania dhe Australia duhet të mendojnë nëse ia vlen të përfitojë nga interesat e tyre kombëtare një aleat i tillë si ShBA-ja. ShBA-ja si një shtet me armë bërthamore, së bashku me Britaninë, mbështetin një vend pa armë bërthamore si Australia për të zhvilluar teknologjinë bërthamore ushtarake. Ky është një veprim i përhapjes bërthamore, dhe pa dyshim do të ketë një ndikim serioz negativ për zgjidhjen e çështjeve bërthamore të Gadishullit Korean dhe Iranit, duke dëmtuar paqen e sigurinë e botës.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të lëvizë për të ndaluar veprimet e ShBA-së, Australisë dhe Britanisë. Ndoshta pala amerikane do të tradhtojë aleatët e saj. Ish-kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk ka thënë: “Me miq si ShBA-ja, kujt i duhet armiku?” Nëse Britania dhe Australia e harrojnë një gjë të tillë, ndoshta ato do të kenë një fund të trishtuar. (Fang Xiaoyu/Artan)