Presidenti i Kinës Xi Jinping duke mbajtur fjalim gjatë inspektimit në një bazë ushtarake në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 15 shtator 2021./ Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping duke mbajtur fjalim gjatë inspektimit në një bazë ushtarake në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 15 shtator 2021./ Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi të mërkurën rëndësinë e pasurive hapësinore, duke i quajtur ato pasuri strategjike kombëtare që duhet të menaxhohen dhe mbrohen si duhet.

Xi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i KQ të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto kur inspektoi një bazë ushtarake në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore të mërkurën.

Duke vlerësuar kontributin afatgjatë të bazës ushtarake për zhvillimin e industrisë së fluturimeve kozmike të Kinës, kreu i shtetit i Kinës u bëri thirrje oficerëve të shpejtojnë zhvillimin novativ, të përmirësojnë modelet e organizimit në përshtatje me nevojat në rritje të lëshimeve hapësinore dhe të forcojnë efikasitetin.

Pasuritë hapësinore janë pasuri kombëtare strategjike, theksoi Xi, duke u bërë thirrje oficerëve të forcojnë në mënyrë të gjithanshme aftësitë e mbrojtjes, të reagimit dhe mbështetjes në rast fatkeqësish, të pacenueshmërisë e të mbijetimit, si dhe të mbrojtjes së informacionit.

Ai gjithashtu u kërkoi oficerëve të përmirësojnë menaxhimin e transportit hapësinor, për të garantuar funksionimin pa probleme të sistemit hapësinor.

Xi bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në sigurinë hapësinore. (Wang Lei/ Artan)