foto nga VCG

foto nga VCG

Ditët e fundit mediat amerikane zbuluan se ushtria amerikane kreu një sulm me dron në Afganistan me arsyen e “antiterrorizmit”, por objektivat e goditur ishin “të palidhur” me organizatat terroriste. Raporti konfirmoi se dhjetë të vdekurit nga ky sulm ishin civilë, më i vogli ndër të cilët vetëm dy vjeç. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së tha se ushtria amerikane “nuk di si të shkojë në Kabul për të hetuar.”

Kjo lloj shprehjeje përbuzëse tregon vetëm se qeveria amerikane e shpërfill jetën njerëzore. Ajo është brutale, ngacmuese dhe shkelëse e të drejtave të njeriut. ShBA-ja ka sjellë katastrofa të mëdha humanitare në botë dhe është një shkatërruese e paqes botërore.

Historiani amerikan Paul Atwood ka thënë: “Lufta është mënyra e jetesës së amerikanëve.” ShBA-ja lindi dhe u rrit e u bë një superfuqi në luftëra, skllavëri dhe masakra. Në historinë e saj 240-vjeçare, ShBA-ja nuk ka luftuar vetëm për 16 vjet. Qysh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja ka zhvilluar vazhdimisht luftëra jashtë vendit, duke shkaktuar dëme jashtëzakonisht serioze në jetë civilësh të pafajshëm dhe humbje të mëdha materiale.

foto nga VCG

foto nga VCG

Për shembull, në vitin 2002, ShBA-ja, pavarësisht kundërshtimit të përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare, nisi luftën në Irak me akuza të pajustifikuara. Sipas stastikave, të paktën 180 mijë-200 mijë civilë irakianë vdiqën në këtë luftë.

Sipas të dhënave nga revista “Smithsonian” e ShBA-së, që nga ngjarja e 11 shtatorit të vitit 2001, ShBA-ja ka zhvilluar luftë dhe veprime ushtarake në emër të “antiterrorizmit” në “rreth 40% të vendeve në këtë planet”. Të dhënat e fundit nga projekti i Universitetit Brown “Kostoja e luftës” tregojnë se e ashtuquajtura “luftë kundër terrorizmit” ka shkaktuar më shumë se 800 mijë të vdekur dhe mbi 38 milionë të zhvendosur.

Fakte të panumërta i tregojnë botës se ShBA-ja është minuesja e vërtetë e rregullave ndërkombëtare dhe e rendit botëror, dhe burimi i paqëndrueshmërisë e pasigurisë në rritje në botën e sotme. Hegjemonizmi amerikan dhe politika e forcës prishin rendin global, kërcënojnë paqen e njerëzimit dhe janë sfida më e madhe që kërcënon përparimin dhe zhvillimin paqësor të shoqërisë. Nëse ShBA-ja vazhdon të këmbëngulë në hegjemoninë, do të kundërshtohet nga shumë vende e popuj paqedashës, dhe është e destinuar të braktiset nga koha. (Fang Xiaoyu/Artan)