foto nga VCG

foto nga VCG

Nën ndikimin e COVID-19, Ekspozita Botërore e Dubait, që duhej të fillonte në tetor të vitit 2020, do të zhvillohet nga 1 tetori i sivjetshëm deri në 31 mars të vitit të ardhshëm. Ekspozita Botërore e Dubait do të jetë ekspozita e parë pas shpërthimit të COVID-19 dhe ekspozita e parë botërore në zonën e Lindjes së Mesme. Deri tani 192 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe parashikohet se ekspozita do të tërheqë 25 milionë vizitorë. Tani po vijojnë punët e përgatitjes së pavijonit kinez, që do të hapet më 1 tetor për të mirëpritur vizitorët botërorë.

Përfaqësuesi i përgjithshëm i pavijonit kinez, gjithashtu zv.kryetari i Shoqatës së Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës, Zhang Shenfeng, u shpreh të enjten se pavijoni i Kinës është dizenjuar me fenerë kinez, duke ndërthurur elemente tradicionale dhe koncepte të arkitekturës moderne. Ai do të jetë pavijoni me sipërfaqen më të madhe në këtë ekspozitë e do të jetë me temën “Krijimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, risi dhe raste”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Pavijoni i Kinës do të shfaqë arritjet e zhvillimit në fushat e kërkimit hapësinor, teknologjisë së informacionit, transportit modern, inteligjencës artificiale, jetës inteligjente nga katër drejtime: ‘ëndrra e përbashkët, bota e përbashkët, familja e përbashkët dhe e ardhmja e përbashkët’. Ne do të zhvillojnë aktivitete si ceremonia e hapjes së pavijonit të Kinës, Dita e Pavijonit Kombëtar të Kinës dhe promovimi i kulturës kineze të Festës së Pranverës, përkatësisht më 1 tetor të këtij viti, 10 janar të vitit 2022 dhe gjatë Vitit të Ri Kinez 2022. Këto aktivitete do të zhvillohen si virtualisht, ashtu dhe në terren, “ bëri të ditur Zhang.
Në tetor të vitit të kaluar, u bë mbulimi i sipërm i ndërtesës kryesore të pavijonit të Kinës dhe ajo është futur tani në fazën e fundit të kontrollit të funksionimit të pajisjeve. Po ashtu, stafi operacional ka arritur në Dubai për provën e funksionimit.
Lidhur me objektivin e pjesëmarrjes, Zhang Zhenfeng vuri në dukje: “Ne shpresojmë të shfaqim arritjet e zhvillimit të fundit të Kinës në fushën e teknologjisë nëpërmjet ekspozitës, të nxitim bashkëpunimin në fushat e ekonomisë digjitale e të inteligjencës artificiale, të krijojmë një mjedis bashkëpunimi të hapur e përshirës, dhe t’i sjellim energji të re zhvillimit të ekonomisë botërore. Gjithashtu, duam të krijojmë më shumë raste e hapësirë për tregtinë e investimet ndërkombëtare dhe të nxitim entuziazmin e kompanive për bashkëpunim ndërkombëtar.” (Fang Xiaoyu/Artan)