Foto: VCG

Foto: VCG

Zyrtarët kinezë publikuan të mërkurën të dhënat ekonomike kombëtare të gushtit, sipas të cilave treguesit kryesorë makro për këtë muaj ishin brenda një diapazoni të arsyeshëm, çmimet dhe punësimi ishin përgjithësisht të qëndrueshme, ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet dhe vijoi të shfaqet qëndrueshmëria e zhvillimit. Në të njëjtën kohë, me transformimin dhe përmirësimin e strukturës ekonomike dhe çlirimin e vazhdueshëm të gjallërisë novatore, kanë vijuar të mblidhen faktorët që mbështesin rimëkëmbjen ekonomike të Kinës dhe promovojnë përparimin e qëndrueshëm të ekonomisë kineze.

Rifillimi i epidemisë ka ndikuar mbi tregun, por sipas të dhënave të industrisë dhe të industrisë së shërbimeve, ekonomia kineze ka shfaqur prirjen e ngritjes së nivelit teknologjik e industrial. Këto do të ofrojnë bazën e rimëkëmbjes ekonomike.

Në gusht, vlera e shtuar e industrisë prodhuese të teknologjisë së lartë të Kinës u rrit me 18.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe norma e rritjes ishte shumë më e lartë se rritja prej 5.3% e vlerës së shtuar të ndërmarrjeve industriale mbi përmasën e përcaktuar.

Për shkak të ndikimit të makropolitikave dhe të përmirësimit të mjedisit të biznesit, subjektet e krijimit të risive në tregun kineze u rritën shpejt. Veçanërisht rritja e shpejtë e disa produkteve të teknologjisë së lartë dhe me lëshim të ulët karboni ka nxitur shpejtimin e integrimit industrial. Krijimi i risive tekniko-shkencore i ka dhënë një gjallëri të vazhdueshme ekonomisë kineze. Njëkohësisht, edhe kërkesa e brendshme mbështet ekonominë kineze.

Në sfondin e epidemisë, zgjerimi i vendosur i hapjes ndaj botës nga Kina ka nxitur zhvillimin ekonomik botëror. Në gusht, tregtia e jashtme e Kinës arriti një rekord të lartë historik gjatë së njëjtës periudhë dhe rritja e importeve dhe eksporteve i tejkaloi shumë pritshmëritë e tregut. Nga janari deri në gusht, importet dhe eksportet e Kinës në vendet përgjatë nismës"Një brez, një rrugë" u rritën me 24.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto kanë treguar edhe një herë rolin e rëndësishëm të Kinës në stabilizimin e zinxhirit të furnizimit dhe zinxhirit industrial global dhe tregojnë përgjegjësinë e një vendi të madh.

Me zgjerimin e vazhdueshëm të nivelit të hapjes së saj, Kina vazhdon të bëhet një pikë e nxehtë për investimet e huaja. Nga janari deri në korrik, përdorimi i kapitalit të huaj nga Kina u rrit me 25.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa ka ende shumë faktorë të pasigurt në rimëkëmbjen ekonomike globale për arsye të epidemisë, themeli i rimëkëmbjes ekonomike të Kinës duhet të konsolidohet më tej. Megjithatë, duke gjykuar nga ecuria ekonomike në gusht, bazat e rritjes ekonomike afatgjatë të Kinës nuk kanë ndryshuar. Ekonomia kineze ka ruajtur një prirje të qëndrueshme dhe ka aftësinë për të vazhduar të kontribuojë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale. “BlackRock”, një nga grupet më të mëdha të menaxhimit të aseteve në botë, publikoi kohët e fundit "Parashikimin e investimeve globale të mesit të vitit 2021" ku thuhet se, në krahasim me vendet e tjera të botës, ekonomia e Kinës ka performuar fuqishëm ndaj ndikimit të epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri dhe është bërë një "shtyllë unike" për rritjen e ekonomisë globale. (Çang Çuo)