Në tetorin e vitit 1973, shkencëtarët kinezë shpallën se kapërcyen vështirësitë e orizit hibrid. Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) pranë OKB-së e konsideroi orizin hibrid si zgjedhjen e parë për të zgjidhur mungesën e ushqimit të vendeve në zhvillim.

Sot orizi hibrid është promovuar në mbi 60 vende e rajone të ndryshme të botës. Sipërfaqja e tij jashtë Kinës arrin mbi 7 milionë hektarë. Orizi hibrid është normalisht mbi 20 % më shumë produktiv se laritë vendase. Sipas gazetës britanike “The Independent”, orizi hibrid i studiuar nga shkencëtarët kinezë ka ndihmuar njerëzit e mbarë botës për t’u ushqyer. (Li Huailiang/Artan)